Në Dubravë parandalohet futja e drogës, gjatë një vizite

Në Dubravë parandalohet futja e drogës, gjatë një vizite

Një përpjekje për të futur substanca të ndaluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar sot rreth orës 12:30, falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve korrektues.

Gjatë një kontrolli rutinë të sendeve të sjella nga një vizitor, zyrtarët kanë zbuluar një sasi të dyshuar narkotike, e cila ishte fshehur me kujdes në një qese najloni. Sipas të dhënave fillestare, pesha e substancës arrinte rreth 43 gramë.

Menjëherë pas zbulimit, vizita është ndërprerë, ndërsa personi i dyshuar është mbajtur në sallën e vizitave deri në ardhjen e Policisë së Kosovës.

Rasti më pas u është dorëzuar autoriteteve policore, të cilat kanë sekuestruar substancën dhe kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.

Rasti është duke u hetuar.

Related Articles