Në fund të dhjetorit Kosova do t’i pranojë rezultatet e para të mostrave për variantin “Omicron”

Në fund të dhjetorit Kosova do t’i pranojë rezultatet e para të mostrave për variantin “Omicron”

Kosova në fund të muajit dhjetor të këtij viti pret që të pranojë rezultatet e para të mostrave të dërguara jashtë vendit, për të parë nëse do të ketë raste të reja me variantin Omicron.

“Ende nuk i kemi pranuar rezultatet e mostrave të fundit. Ende nuk dihet data e saktë, por besoj se deri në fund të muajit, deri më 28-29 dhjetor besoj që kthehen (rezultatet)”, ka thënë Era Pireva për REL, zëdhënëse e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Ajo ka thënë se edhe gjatë 20 dhjetorit do të dërgohen për analizim mostra të reja në Gjermani.

Ndërkaq, Kosova në fillim të dhjetorit dërgoi 72 mostra në një laborator në Gjermani, përmes një programi të Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) për të parë nëse në to ka prani të variantit Omicron.

Kurse, Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi, ka deklaruar se “Kosova nuk mund t’i shpëtojë variantit Omicron të COVID-19”.

“Mundësia e paraqitjes së Omicronit në Kosovë normalisht që është evidente dhe është e vështirë të paramendohet se nuk do ketë raste edhe në Kosovë pasi po them që virusi është i njëjtë dhe rrugët e përhapjes janë të njëjta”, ka thënë ai.

Krasniqi flet edhe për situatën pandemike, rëndësinë e vaksinimit dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësorë për Ligjin e pagave.

Sipas tij, në Kosovë është një situatë e qetë pandemike, ku vetëm gjatë këtij muaji numri i të hospitalizuarve nuk ka kaluar shifrën mbi 50 pacientë.

Related Articles