Muhamet Krasniqi, i njohur me nofkën “Komandant Malisheva”, ka reaguar për lakimin e emrit të tij në seancën plenare të parlamentit, ku deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e sulmoi ministren Albulena Haxhiu, duke i thënë se e kunati i saj është terrorist.
“Ajo ka gabuar rëndë duke e akuzuar Albulena Haxhiun, duke mos pas bazë tjetër se ku të kapet tjetër, si kundër-akuzë e përdori rastin tim, de-fakto duke dalë në anën kundërshtare, të cilët gjithmonë UÇK-në e kanë quajtur organizatë terroriste”, tha Krasniqi.
“Është vetë ajo që e ka votuar ligjin për gjykatën speciale që të dënohen burrat e UÇK-së, ishte vetë ajo që nuk e votoi ligjin për të ndjekur penalisht Serbinë për dhunimet në Kosovë që ka bërë Serbia mbi motrat dhe nënat tona”u shpreh tutje i burgosuri në Maaqedoninë e Veriut.
“Nëse ti rreshtohesh në akuza që na kanë dhënë këta, atëherë de-fakto po del në anën e tyre, ne e dimë se prej këtyre nuk presim gjë më të mirë, as prej Serbisë e as prej Rusisë”.
“Unë nuk kërkoj prej saj që të kërkoj falje, por mendoj se duhet t’i kërkoj falje ministres së drejtësisë, sepse e ka akuzuar për diçka që krejt populli e dimë se a jemi apo nuk jemi të tillë, a duhet të kemi akuza apo jo”.
“Primare për neve është lidhja me popullin, dhe tani populli po ia jep përgjigjen e duhur Deliut”.
“Mbi të gjitha, popullit t’i kërkoj falje, sepse ka gabuar rëndë”.
Tutje, Krasniqi e akuzoi qeverië e atëhershme se e dinin paraprakisht për aksionin që do të nodhte në Kumanovë, si dhe i bëri thirrje Deliu-Kodrës që të formojë një grup parlamentar që të del në shesh e vërteta.
“Në kohën kur ju qeverisnit, kurtha jonë ndodhi, tashti bëhu iniciatorë për me u formu një grup parlamentar për me hetu rastin tonë që të del në shesh e vërteta”.
“Qeveritaret e asaj kohe e kanë pranuar se e kanë ditë për aksionin”.
“Mos të harron Blerta Deliu se 10 dëshmorë janë vrarë në këtë betejë, e kanë përjetuar tmerrin edhe familjet tona, për vetët tona nuk kemi menduar pasi as nuk kemi besuar se do të jemi gjallë”.
“Mund t’i pyesni ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, ish-kryeministrin Isa Mustafa. Ata e kanë ditë për aksionin”.
“Unë pres që qeveria Kurti të bëj diçka për neve, ka bo diçka edhe Qeveria Haradinaj, por tash le të vazhdon edhe kjo qeveri”.