Në orët e sotme të mbrëmjes pritet të arrijnë në Kosovë një grup i përbërë nga 100 afganë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Kjo është bërë e ditur nga burime të Gazetës “Enigma”, brenda Qeverisë së Kosovës.
Ata do të mbërrijnë rreth orës 20:45 në Aeroportin “Adem Jashari”.
Ndërkohë Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk kanë dhënë detaje për arritjen e tyre.
Ardhja e tyre është paralajmëruar edhe mbrëmjen e së shtunës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ashtu siç kanë njoftuar institucionet në Kosovë pritet të vijnë rreth 2.000 shtetas afganë/Gazeta Enigma.