Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes.
Në njoftimin e MSH-së, tutjë thuhet se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë nën moshën nëntë vjeçe.
Ndryshë, brenda një dite janë regjistruar tre mijë e 917 raste të reja me COVID, derisa 617 pacientë janë shëruar.
Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive është 28 mijë e 751.
Nga rastet e reja, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 973 raste.
Pejë 381 raste, Prizren 288 raste, Gjilan 287 raste, Gjakovë 236 raste. Ferizaj 191 raste, Klinë 184 raste, Mitrovicë 182 raste, Vushtrri 135 raste, Podujevë 114 raste. Fushë Kosovë 94 raste, Obiliq 91 raste, Skenderaj 90 raste, Drenas 72 raste, Shtime 69 raste, Viti 68 raste, Deçan 64 raste, Kaçanik 59 raste, Suharekë 52 raste dhe në Lipjan e Istog nga 51 raste.
Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Kosova ka ashpërsuar masat javën e kaluar, ku pas orës 22:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve. /Gazeta Enigma/.