Rreth orës 21:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë është plagosur një person i cili është therrur me thikë pas një përleshje grupore.
Lajmin për gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bazuar në të dhënat fillestare, policia njofton se pas përleshjes mes disa personave, njëri prej tyre ka përfunduar i plagosur nga goditjet me thikë.
I njejti tani është dërguar për trajtim mjekësor
Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast ka shtuar Ahmeti.