Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës janë kërcënuar në orët e para të së mërkurës, pasi që në veturat e tyre dikush gjatë natës ka vendosur letra me të cilat janë paralajmëruar që të mos regjistrojnë veturat me targa të Republikës së Kosovës.
“Regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM”, janë paralajmërimet mbi veturat e serbëve në veri, raporton KP.
Sipas raportimit, personat që kanë shpërndarë letra të tilla gjatë natës kanë përdorur mbulesa për t’u mos u identifikuar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se Policia deri tani nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj.
Sipas tij, ekipet përkatëse të policisë do të punojnë gjatë ditës në këtë drejtim në mënyrë që t’i identifikojnë autorët e këtyre letrave të cilat, siç tha ai, janë kundër ligjore.
Më 1 gusht nis afati i fundit shtesë që qytetarët në veri të kthejnë targat e tyre në RKS. Në qershor, Qeveria ua dha dy muaj afat qytetarëve që të largojnë targat ilegalem, shkruan Kosova Press.