Nëna Eloidës rrëfehet për Gazetën “Enigma”: Lindja e Elës është momenti më i lumtur në jetën time

Nëna Eloidës rrëfehet për Gazetën “Enigma”: Lindja e Elës është momenti më i lumtur në jetën time

22-vjeçarja Eloida Alija edhe pse e lindur me një kromozom më shumë, kjo nuk e ka penguar atë në rrugëtimin e saj fal edhe angazhimit dhe përkrahjes së një gruaje të fort siç është nëna e saj Indira Alija.

Ajo njihet për fokusin e saj të pashtershëm ndaj Eloidës, dhe për ekspozimin e saj sa më shumë që ti krijoj hapësirë në shoqëri dhe punësim, shkruan Gazeta “Enigma”.

Pa dyshim nuk ishte shumë e lehtë, por Indira i arriti qëllimet që ia caktoi vetes si nënë i një fëmije të veçantë.

Në një rrëfim për Gazetën “Enigma” ajo ka treguar emocionet e saj pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Eloidës.

Tutje ajo ka theksuar se “përkrahje nga institucionet ka filluar shumë pak së fundmi, jemi larg shteteve tjera sa i përket kësaj teme, unë personalisht nuk jam e kënaqur”.

Zakonisht interesimi më i madh për personat me sindromën Down është në ditën ndërkombëtare të tyre, pra më 21 mars tha Alija për “Enigmën”.

Ajo kërkon nga të gjitha nënat që kanë një fëmijë të veçantë të miren sa më shumë me të dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, dhe mos të dorëzohen asnjëherë sepse do të vijë dita që ato do të jenë të fituara.

Intervista e plotë:

Gazeta “Enigma”: Cilat janë sfidat me të cilat përballeni çdo ditë?

Indira Alija: Sfidat e jetës, vetë jeta është sfiduese sidomos kur ke një person të veçantë në familje, pret çdo ditë një risi pa marr parasysh a është e mirë apo e keqe, fatkeqësisht më shumë vinë të këqijat.

Gazeta “Enigma”: Mund të më rrëfeni momentin e lindjes së Eloides?

Indira Alija: Momenti kur ka lindur Ela ka qenë momenti shumë i ëmbël, e prisnim me padurim ardhjen e një vajze në familjen tonë. Ne e dinim që do të kishim një vajzë, por nuk e dinim që ishte me sindromën Down, pas 6 muajsh Ela ishte e sëmur edhe e dërgova në Spitalin e Ferizajit. Aty kanë dyshuar se diçka nuk është në rregull, më udhëzuan për mijëra analiza, që duhej të prisnim deri në 3 javë, që për mua ishte kohë shumë e gjatë që s’di si I kalova ato 3 javë.

Erdh momenti me e marr analizën, ku përgjigjja ishte që Ela ishte me sindromën Down. Për mua ka qenë një lajm shokues, nuk mundem me thanë që e kam mirëprit atë lajmë duke e ditur rrethin në Kosovë, duke e ditur sa të përkrah shteti, po flas për periudhën para 22 viteve.

Kam qenë keq shpirtënisht ama po të kisha mundësi do t’i riktheja lotët që kam derdhur për vajzën time. Eloida ime sot njihet edhe në vende tjera jo vetëm në Kosovë me të arriturat e saja. Edhe pse kam kontribuar në Eloiden ajo çdo gjë më ka rikthyer, më ka shpërblyer me të arriturat e saja që jam shumë krenare më besoni.

Gazeta “Enigma”: A keni gjetur përkrahje në institucione për vajzën tuaj?

Indira Alija: Përkrahje nuk ka pasur para disa viteve, kohëve të fundit kanë filluar sado pak nga shteti edhe pse nuk janë duke bërë shumë duke u bazuar me shtetet tjera, dhe me mënyrat se si trajtohen personat me nevojë, unë personalisht nuk jam e kënaqur.

Gazeta “Enigma”: Si e vlerësoni vendimin e fundit të Ministrisë së Financave që ka obliguar bizneset që të punësoj edhe personat me sindrom Down?

Indira Alija: Më ka pëlqyer shumë vendimi i Ministrisë së Financave për personat tjerë, sepse Eloida veç se ka qenë në punë në klinikën “Briljant dent”, e për të tjerët është një vendim i duhur dhe ju uroj suksese të gjithëve.

Gazeta “Enigma”: A ka interesim për personat me sindromën Down edhe ditëve tjera, apo vetëm në ditën e tyre?

Indira Alija: Ka interesim edhe s’ka, por më së shumti është në ditën e 21 marsit. Por, prapë se prapë ka fillua me pas interesim sado pak edhe ditëve të tjera.

Gazeta “Enigma”: Mesazhi juaj për të gjitha gratë që janë në pozitën e njëjtë me tuajën?

Indira Alija: Kam shoqe dhe mikesha që janë shumë shumë të mira në këtë drejtim me fëmijët e tyre, por ka edhe nga ato që nuk iu kushtojnë edhe shumë rëndësi.

Mesazhi imë është për të gjitha nënat në të njëjtën pozitë me mua që mos të zhgënjehen. Unë nuk u zhgënjeva nga Eloida ime asnjëherë, vetëm se u ngrita, kontribuoni edhe ju se në fund vjen shpërblimi. Uë se mendoj jetën pa Eloidën time.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles