Komuna e Skenderajt ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë nevojë për ndihmë të lajmërohen, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo komunë, përmes një postimi në Facebook ka publikuar numrat ku mund të thërrasin qytetarët që kanë nevojë për ndihmë.
“Lutje për secilin që ka mungesë të gjërave ushqimore, veshmbathjeve, batanijeve apo kërkesë për ndihmë mjekësore, mjafton të telefonojë në numrat e mëposhtëm, kurse ekipet e shpërndarjes e bëjnë punën e tyre”- thuhet në njoftim.
Këta janë numrat të cilët mund të thërrasin qytetarët e Skenderajt:
049 141 949 – Zyrtari për Logjistikë
048 123 651 – Zyra për Informim