Nesër mbahet mbledhja e dy qeverive, kjo është agjenda

Nesër mbahet mbledhja e dy qeverive, kjo është agjenda

Në Gjakovë nesër do të mbahet mbledhja e nëntë me radhë e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo është e treta mbledhje që mbahet në mes të Qeverisë Kurti dhe asaj Rama.

Deri tani nga takimet e përbashkëta të qeverive Kosovë-Shqipëri janë arritur 41 ujdi, të cilave pritet t’u shtohen edhe 10 të tjera në fushën e drejtësisë, shëndetësisë, bujqësisë, arsimit e mbrojtjes.

Më poshtë e gjeni agjendën e këtij takimi që do të nisë në orën 11:

11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.

12:40 – Fotoja e përbashkët.

12:45 – Nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu”.

13:15 – Konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

13:45 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës.

14:00 – Dreka zyrtare.

16:00 – Takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.

Related Articles