Nesër Scholz pret Kurtin e Vuçiqin ndaras, me Kurtin edhe konferencë

Nesër Scholz pret Kurtin e Vuçiqin ndaras, me Kurtin edhe konferencë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode ka bërë të ditur se nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz, raporton Gazeta “Enigma”.

Rhode ka thënë se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve.

Ku ishin të ulur Kurti, Osmani e Jahjaga në funeralin e Sekretares Albrigh…

Kjo konferencë do të mbahet nga ora 16:00, ka njoftuar ai.

“Nesër, Kancelari Scholz do t’i pres në takime të ndara Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq në Berlin. Takimi me kryeministrin Albin Kurti do të përcillet nga një konferencë e përbashkët nga ora 16:00”, ka shkruar Rhode në Twitter. / Gazeta Enigma.

Related Articles