Nga 1 janari Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pikëkalime të përbashkëta kufitare

Nga 1 janari Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pikëkalime të përbashkëta kufitare

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi se duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Ai u shpreh se zyrtarët e policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë.

“Duke filluar nga 1 janari i vitit 2025 në dy pika kufitare, Hani i Elezeit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboqicë, do të zbatohet modeli hyrje-hyrje ku zyrtarët tanë të policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles