Nga Deçani në elitën e Zvicrës

Nga Deçani në elitën e Zvicrës

Hendbollisti i rëndësishëm i përfaqësueses së Kosovës, Drilon Tahirukaj, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë. Ai është transferuar te skuadra e elitës zvicerane, Kreuzlingen.



Me Kreuzlingenin, që për herë të parë do të garojë në elitën helvetike, ka firmosur për një vit.

Te kjo skuadër janë edhe disa reprezentues të Kosovës si kapiteni Valon Dedaj, pastaj Bujar Ramosaj, Haris Berisha e Drenit Tahirukaj. Dreniti është vëllai i Drilonit. Drilon Tahirukaj është aloja e djathtë e parë e Kosovës dhe së fundi ishte pjesë e Deçanit.

Ai është nga Deçani, ndërsa si lojtar është formuar te Besa e Pejës. Me Besën 26-vjeçari ka luajtur shumë vjet dhe i ka fituar gjithë trofetë e mundshëm.

Related Articles