Nga sot Khersoni i pushtuar nga forcat ruse do të përdorë lekun rus, rubla, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Britani.
Qyteti në Ukrainën jugore është nën kontrollin rus dhe Ministria e Mbrojtjes thotë se Moska ka kërkuar të legjitimojë kontrollin e saj duke instaluar një administratë pro-ruse.
Rusët në Kherson kanë shpallur kalim të monedhës nga hryvnia ukrainase në rubla ruse për një periudhë katër mujore.
Ministria e Mbrojtjes shkruan në Twitter: “Rubla ruse do të përdoret në Kherson nga sot”. /Gazeta Enigma.