Ngrihet aktakuzë ndaj 16 personave për ryshfet e keqpërdorim detyre në rastin “Subvencionet VI”

Ngrihet aktakuzë ndaj 16 personave për ryshfet e keqpërdorim detyre në rastin “Subvencionet VI”

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër 16 të pandehurve në rastin “Subvencionet VI”.

Kjo aktakuzë është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, me inicialet: E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B,  S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B., kanë kryer veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim në detyrë”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Mashtrimi me subvencione”.

Sipas Prokurorisë Speciale, aktakuza është ngritur kundër shtatë (7) pandehurve në cilësinë e personave zyrtarë, prej tyre pesë (5) të pandehur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një (1) zyrtar në Komunën e  Ferizajt dhe një (1) zyrtar në Komunën e Vitisë.

Related Articles