Po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Dëshmi para Gjykatës Speciale ka nis të jap dëshmitari i 90-të, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili mban kodin Ë4422 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmia e tij është duke u dëgjuar tërësisht në seancë të mbyllur dhe nuk u lexua ndonjë përmbledhje siç ndodhë zakonisht për dëshmitarët e Prokurorisë.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ky dëshmitar është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.
Përpara se të vazhdohet me dëshminë e këtij dëshmitari, gjyqtari Smith kërkoi që të diskutohet për kërkesën e ZPS-së që dëshmitari me kodin Ë04590 të dëshmojë përmes video-lidhjes, njofton Betimi për Drejtësi, përcjellë Gazeta Enigma.
Në emër të mbrojtjes së të gjithë të akuzuarve, avokatja e Veselit, Ann Roëan tha se nuk kanë kundërshtime që të vazhdohet me video-lidhje me këtë dëshmitar, por sipas saj arsyet e paraqitura në kërkesë nuk përmbushin kriteret përkatëse të Rregullores.
Pasi nuk pati kundërshtime, gjyqtari tha se edhe dëshmia e dëshmitarit Ë04590 do të dëgjohet përmes video-lidhjes.
Veç tjerash, kryetari i trupit gjykues tha se të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi kanë hequr nga e drejta e tyre për të qenë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit dhe se ata po e përcjellin seancën përmes video-lidhjes. Ndërsa, Rexhep Selimi ishte prezent fizikisht në sallë. /Gazeta Enigma