Tashmë ka nisur takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.
Ata janë takuar në Shkup.
Pas takimit bilateral, Kurti dhe Mickoski do të deklarohen për media.
Kryeministri Kurti në këtë vizitë po shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ajo e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. /Gazeta Enigma
Nis takimi mes kryeministrit Kurti dhe homologut të tij Mickoski
