Një i vdekur dhe 303 raste të reja me COVID në Kosovë

Një i vdekur dhe 303 raste të reja me COVID në Kosovë

Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të së shtunës të ministrisë, janë regjistruar edhe 303 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 1.237 të dyshuarve si të infektuar.

Numri i rasteve aktive është 4.030.

Ndërkaq sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 37 persona në tërë Kosovën. /Gazeta Enigma/

Related Articles