Rusia ka akuzuar Perëndimin se po “luan me zjarrin” duke menduar të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi.
Raketa këto sipas Rusisë mund t’ë përdoren kundër dhe në territorin e tyre.
Kievi u ka kërkuar në mënyrë të përsëritur aleatëve të tij perëndimorë që t’i japin dritën jeshile për këtë kërkesë, mirëpo deri më tani diçka e tillë është refuzuar.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Perëndimi “po kërkon telashe” edhe duke e konsideruar këtë, dhe paralajmëroi drejtpërdrejt ShBA-në se një luftë e tretë botërore nuk do të kufizohej në Evropë.
Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin – dhe ata janë si fëmijët e vegjël që luajnë me shkrepse – është një gjë shumë e rrezikshme për xhaxhallarët dhe hallat e rritura, të cilëve u janë besuar armët bërthamore në një ose një vend tjetër perëndimor”, u tha Lavrov, gazetarëve në Moskë.
“Amerikanët i lidhin pa mëdyshje bisedat për një Luftë të Tretë Botërore si diçka që, Zoti na ruajt, nëse ndodh, do të prekë ekskluzivisht Evropën”, shtoi ai, raporton Sky Neës, transmeton Gazeta Enigma.
Shefi i inteligjencës së jashtme të presidentit rus Vladimir Putin, Sergei Naryshkin, tha më herët sot se Moska nuk u beson pohimeve perëndimore se nuk kishte të bënte me sulmet e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.
Zëvendësministri i Jashtëm i vendit tha se përfshirja e ShBA ishte “një fakt i qartë”. /Gazeta Enigma