Një muaj paraburgim për dy prindërit e 5 vjeçarit në Lipjan

Një muaj paraburgim për dy prindërit e 5 vjeçarit në Lipjan

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P. për shkak të veprave penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor.

Çifti akuzohet për mostrajtim të fëmijës, dhunë fizike dhe psiqike ndaj 5 vjeçarit, si dhe lëndim të rëndë trupor.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.


Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related Articles