Një muaj paraburgim shtetasit të Serbisë, i dyshuar se përgatitej për të kryer një vrasje

Një muaj paraburgim shtetasit të Serbisë, i dyshuar se përgatitej për të kryer një vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e një muaji paraburgim ndaj R.B., shtetas i Serbisë, i dyshuar për veprat penale të përgatitjes së vrasjes, prezantimit të rremë si person zyrtar dhe mashtrimit, shkruan Enigma.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarit erdhi pas një pune hetimore disamujore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas një pune hetimore disamujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, më 5 dhjetor 2024 është kryer bastisje dhe është bërë arrestimi i një të dyshuari me inicialet R.B., i cili është shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale, si në vijim: ‘Përgatitja për kryerjen e vrasjes’, nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, ‘Prezantimi i rremë si person zyrtar’, nga neni 409 i KPRK-së dhe ‘Mashtrimi’ nga neni 323 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Policia e ka ndjekur rastin nga prilli i këtij viti. 

Related Articles