Një nënë nga Shqipëria u zhvesh në TikTok, ekspertët social të shqetësuar me situatën

Një nënë nga Shqipëria u zhvesh në TikTok, ekspertët social të shqetësuar me situatën


TikTok-u pa dyshim është njëri ndër rrjetet sociale më të përdorura në vend.

Të moshuar, të rinjë, prindër dhe fëmijë, pothuajse të gjithë kanë një llogari të hapur në këtë rrjet social, përmbajtja e të cilit shpeshherë lë shumë për të dëshiruar.

Së fundmi, në këtë platformë të njohur kanë filluar të publikohen video me përmbajtje eksplicite që fare lehtë mund të shikohen nga të gjithë, përfshirë këtu edhe fëmijët.

Një personazh i njohur për publikun, ka ndarë gjatë një “live”, video nga mardhëniet intime me të dashurin e saj, si shkak i të ashtuquajturave “dënime” kur dikush humb një përballje/lojë në këtë platformë.

Shqetësues këtë fakt po e shohin edhe ekspert të çështjeve sociale.

Sociologia, Flakë Ymeri për Gazeta Enigma ka thënë se ky fenomen përbën rrezik për tërë shoqërinë, specifikisht për moshat e reja.

“Ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në Tiktok, janë skandaloze dhe nuk është rruga e duhur për të arritur deri tek qëllimi i përfitimeve materiale duke u zhveshur në publik për të fituar dy lekë, e që më pas fshihen nën justifikimin se i kanë për ekzistencë, duke arsyetuar kështu veprimet e turpshme.
Këtu kemi të bëjmë me problem personaliteti dhe çrregullime”

Ndërkaq jo më mirë situatën e sheh edhe psikologija Mirjeta Pestisha.

Ajo konstaton se në një farë forme fëmijët që u ekspozohen pamjeve të tilla, shtyhen drejt angazhimit në realizimin e  trendeve apo sfidave ta ngjajshme.

“Fëmijët mund të ndihen në presion të marrin pjesë në trende apo sfida që mund të jenë të rrezikshme ose të papërshtatshme për moshën e tyre. Varësia është dizajnuar për të mbajtur përdoruesit e angazhuar për periudha të gjata kohe, gjë që mund të çojë në varësi nga përdorimi i saj”, ka thënë Pestisha.

Tutje psikologija u ka bërë thirrje prindërve në kontrollin e fëmijëve dhe adoleshentëve, pavarësisht sa sfiduese të jetë.

Në anën tjetër një nënë nga Gjilani për Gazeta Enigma ka folur rreth asaj se sa e vështirë mund të jetë kontrolli i fëmijëve, marrë parasysh jetën dinamike në ditët e sotme.

“Pavarësisht jetës dinamike, angazhimeve në përditshmëri, kjo nuk e pamundëson kontrollin ndaj asaj se çka fëmijët shohin në telefon. E mira e krejt kësaj tani janë edhe mundësit e reja që ka ofruar teknologjia, që të kemi çasje në përmbajtjen që shohin fëmijët në cilin do aplikacion që ata përdorin. Derisa e rrugës do të ishte që kontaktet e fëmijës me telefonin të jenë minimale”, është shprehur ajo

Para pak ditësh Qeveria e Kosovës ka ndaluar përdorimin e rrjetit social TikTok në hapsirat e institucioneve publike. /Gazeta Enigma




Related Articles