Një person dyshohet se ka ndërruar jetë në fushë si pasojë e një zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Prapashticë të Prishtinës rreth orës 17:00.
“Si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë viktima mashkull kosovar ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar që viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i dorëzohet mjekësisë ligjore për obduksion”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/