Një person vetplagoset me armë zjarri në Pozheran të Vitisë

Një person vetplagoset me armë zjarri në Pozheran të Vitisë

Gjatë ditës së sotme një person është vetplagosur me armë zjarri në Pozheran të Vitisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Personi në fjalë është vetplagosur në shtëpinë e tij, derisa familjarët e kanë dërguar me urgjencë deri në Spitalin e Gjilanit.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Një person është plagosur në këmbë me pushkë ajrore. Policia në vendin ngjarjes ka konfiskuar armën dhe disa diabolla. Rasti ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës dhe nuk ka ndonjë indikacion që ai mund të jetë plagosur nga dikush. Me rastin po merret policia”, ka thënë Osmani.

Bëhet e ditur poashtu se personi në fjalë është trajtuar në QKMF në Pozheran e pastaj në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Nga Prokurori i Shtetit rasti po cilësohet si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Related Articles