Në orët e vona të mbrëmjes, malet e fshatit Nerodime të Ferizajt, janë kapluar nga një zjarr i madh.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve përgjegjëse.
Policia bashkë me zjarrëfikësit për një periudhë relativisht të shpejtë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, derisa tani gjendja e përhapjes së zjarrit nuk është më rrezik.
Policia ka bërë thirrje që të shmangin ndezjen e zjarreve, pasi brenda një periudhe të shkurtër janë raportuar për zjarre të shumta në disa komuna të Kosovës, të cilët bëjnë thirrje që personat që shkaktojnë këtë gjë, do ndiqen penalisht.
Shkaqet e zjarrit në Nerodime të Ferizajt, ende nuk janë bërë të ditura. /Gazeta Enigma