Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se zëvendësministri Hysen Durmishi do të mbajë të mërkurën konferencë për media.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, kjo konferencë ka për qëllim funksionalizimin e E-testimit -pjesa teorike në gjithë gjitha qendrat e patentë-shoferëve, në territorin e Republikës sëe Kosovës.
“Projekti ka filluar së implementuari në njësinë në Prishtinë, tani jemi në fazën finale që ta jetësojmë në gjitha njësitë për patentë- shofer në Republikën e Kosovës (Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë) dhe jemi në rrugë të mbarë për të funksionalizuar në tërësi projektin e “E-Testimit”.
Realizimi i këtij projekti është reformë shumë e rëndësishme për vendin, ku përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasiteti në testim, transparenca gjatë testimit, digjitalizimi i sistemit etj”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të organizohet duke filluar nga ora 10:30, në objektin e Stacionit të autobusëve në Prishtinë-qendra e patentë-shoferëve në Prishtinë./Gazeta “Enigma”/