Ambasada e Norvegjisë në Kosovë do t’i mbyllë përgjithmonë dyert më 31 korrik të këtij viti.
Kërkesat për viza turistike dhe leje qëndrimi në Norvegji, nga 31 korriku do të përpunohen nga Ambasada Norvegjeze në Ankara dhe të gjitha kërkesat nga Kosova tashmë janë dorëzuar përmes sistemit VFS Global.
Përveç Kosovës, Norvegjia do t’i mbyllë ambasadat e saj edhe në vende të tjera – në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka), zyrën e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe Konsullatën e Përgjithshme në Hjuston (SHBA).
Norvegjia aktualisht ka 101 misione diplomatike dhe konsullore dhe shërbimi i jashtëm ka më shumë se 2600 punonjës.