Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar falje pasi iu drejtuar si ministër, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.
Ky gabim i Konjufcës ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit, derisa po diskutonin deputeti në fjalë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Në një moment, Konjufca i është drejtuar Korenicës si “ministër”.
“O m’falni pash Zotin”, ka qenë më pas reagimi i Konjufcës. / Gazeta Enigma.