OKB: Rreth pesë milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina

OKB: Rreth pesë milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina

OKB-ja raporton se më shumë se 4.9 milionë ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar nga vendi si rezultat i luftës.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së thotë se rreth 215 mijë shtetas të vendeve të treta, kryesisht studentë dhe punëtorë emigrantë janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.

Kjo do të thotë se më shumë se pesë milionë njerëz në total janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, një nga krizat më të shpejta të zhvendosjes dhe humanitare ndonjëherë. / Gazeta Enigma.

Related Articles