Osmani bashkë me Clintonin rrëfejnë për historinë e Kosovës nga çlirimi deri më sot

Osmani bashkë me Clintonin rrëfejnë për historinë e Kosovës nga çlirimi deri më sot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton në New York, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani përmes një postimi në Facebook tha se bashkë me Clintonin ndau rrëfimin e Kosovës nga çlirimi e deri më sot.

“E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.  Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar presidentja.

Related Articles