Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë para mediave se nga Bashkimi Evropian nuk po vlerësohet progresi i shtetit tonë drejt BE-së, raporton Gazeta Enigma.
‘“Është mirë që fund të Samitit të dalim me një plan konkret se si shtetet tona të ecin drejt BE-së. Sa i përket Republikës së Kosovës, përkundër faktit që ne jemi 100 për qind të linjëzuar me politikën e Jashtme dhe atë të sigurisë së Bashkimit Evropian, fatkeqësisht ka një bllokadë totale, nga ana e BE-së nuk vlerësohen reformat tona, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100 për qind në përputhje me politikat e tyre, dhe sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, dhe sa i përket politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë, se më shumë po hapet dera për ata që po shkojnë në Moskë te Putini, sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër pos BE-së”, u shpreh Osmani/GazetaEnigma/