Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takohen me kryediplomatin Bujar Osmani

Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takohen me kryediplomatin Bujar Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Takimi zhvillohet në orën 09:00 dhe pas takimit të dy homologët  mbajnë konferencë për medie, njofton Klan Kosova.

Pas Gërvallës, Bujar Osmanin e pret në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar në orën 10:25.

Ndërsa në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, së bashku me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, Bujar Osmani do t’u drejtohet pjesëmarrësve të Akademisë së të Rinjve të OSBE-së dhe do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për t’u takuar me gjeneratën e re të kadetëve policorë nga të gjitha komunitetet.

Kryesuesi Osmani pastaj do të vazhdojë për në Mitrovicë për të marrë pjesë në diskutimin e organizuar me organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë dhe fëmijët nga komunitetet e cenueshme. 

Related Articles