Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur vendimin e autoriteteve të Malajzisë për të lejuar lirimin nga vizat për qytetarët e Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë, raporton Gazeta Enigma.
“Përpara vizitës time zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, u jam thellësisht mirënjohës autoriteteve të Malajzisë për vendimin e tyre për të lejuar lirim nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë”, theksoi Osmani.
Osmani këtë e vlerësoi “hap i rëndësishëm”, i cili sipas saj është “i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë”.
Ajo ka thënë se “shpreh mirënjohjen time të sinqertë institucioneve të Malajzisë për këtë vendim kuptimplotë. Mezi pres të angazhohem me liderët shtetërorë javën e ardhshme ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të avancuar interesat e përbashkëta të popullit tonë”. / Gazeta Enigma.
Ahead of my official visit to Malaysia next week, I am deeply grateful to the Malaysian authorities for their decision to grant visa exemptions for all citizens of the Republic of Kosovo for stays of up to 30 days.
This important step, combined with the forthcoming opening of… pic.twitter.com/xnvHFeZ2JK— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 25, 2025