Osmani në Austri merr “Çmimin për Evropën”

Osmani në Austri merr “Çmimin për Evropën”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani sot ka pranuar një çmim shumë të veçantë nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi për orientimin pro-evropian dhe forcmimin e demokracisë, “Çmimin e Evropës”.

Ky çmim prestigjioz i akorduar muaj më parë, do t’i dorëzohet Presidentes Osmani në një ceremoni të veçantë të organizuar në Vjenë. Ky çmim i ishte ndarë dy dekada më parë Presidentit Rugova, ndërkaq laureatë të tjerë të çmimit përfshijnë edhe Presidentin Ronald Reagan, Kancelaren Merkel etj.

Nga ky fonacion u theksua se ky çmim i ndahet Presidentes Osmani për “përkushtimin e saj të palëkundur ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, orientimin pro-evropian, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles