Osmani nga Turqia: NATO duhet ta përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës

Osmani nga Turqia: NATO duhet ta përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të dhënë për televizionin turk TRT, ka thënë se NATO-ja duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë.

“NATO duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë”, ka thënë Osmani për TRT.

Kjo është një deklaratë e shkëputur nga gazetarja turke Nafisa Latic, për “AcrosstheBalkans” që do të transmetohet nga nesër dhe gjatë gjithë javës.

Ndërkaq dje Osmani ka filluar vizitën e saj në Turqi me ftesë të presidentit turk, ku vizitoi edhe kompaninë e dronëve Baykar, që prodhon TB2 Bayraktars, mjetin ajror taktik pa pilot po përdoret nga ushtria e Ukrainës përballë ushtrisë së përparuar ruse.

Osmanin në Turqi pritet të takohet me shumë personalitete të ndryshme. / Gazeta Enigma.

Related Articles