Osmani pas takimit me Anu Prattipati: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm

Osmani pas takimit me Anu Prattipati: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, Osmani bashkë me diplomaten amerikane, kanë trajtuar zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë dhe kanë folur për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në fokus të diskutimit ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik në vend, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe ku debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive”, thuhet në njoftimin e Presidences.

E para e shtetit theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ritheksuar se aleanca me SHBA-në mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme.

Related Articles