Osmani për mërgimtarët në Gjenevë: Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë

Osmani për mërgimtarët në Gjenevë: Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar diasporën e Kosovës për pritjen që i bënë në Gjenevë të Zvicrës.

Në një postim në Facebook, ajo ka shpërndarë fotografi nga takimi i djeshëm që pati me ta.

“Mbrëmë me mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Gjenevë. Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që e mbani gjithmonë gjallë për vendlindjen!, ka thënë Osmani.

Ajo në tubimin e djeshëm tha para mërgimtarëve, tha se forca më e madhe është mbështetja për njëri-tjetrin.

Diaspora organizoi aktivitete artistike dhe kulturore për nder të saj. 

Postimi:

Related Articles