Osmani takohet me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ja se për çfarë diskutuan bashkë

Osmani takohet me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ja se për çfarë diskutuan bashkë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, raporton Gazeta “Enigma”.

Presidenca ka njoftuar se biseda ka përfshirë procesin e konstituimit të institucioneve të reja dhe rëndësinë e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Sipas tyre gjithashtu u diskutua edhe për vizitën e fundit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, të cilën Presidentja Osmani e cilësoi si një sinjal të përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj aspiratave integruese të Kosovës.

“Vizitat e zyrtarëve të lartë të BE-së dëshmojnë mbështetjen për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit institucional”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Gazeta Enigma/

Related Articles