Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë një vizite pune në Gjermani ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas.
Në këtë takim ajo shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja.
Osmani gjithashtu theksoi interesin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shën Kitts dhe Nevis, në fushat me interes të përbashkët. /Gazeta Enigma
Osmani takon Douglas në Gjermani, kërkon mbështetje për sigurim të njohjeve të reja
