Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York ka takuar homologun e saj amerikan, Joe Biden si dhe krerët e tjerë të lartë të vendeve tjera.
E para e vendit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë disa fotografi, vëmendja e së cilave shkon tek mikpritja e Biden ndaj saj.
“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në Neë York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma