Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë historike të katër ngjarjeve të shënuara për kombin shqiptar.
Ajo ka kujtuar Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë, lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si ngjarjet që përbëjnë “boshtin e krenarisë kombëtare”, raporton Klankosova.tv.
“Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër. Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!”
“Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!”, shkroi e para e vendit.
