Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët ortodokse duke u solidarizuar me Ukrainën, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo tha se pashkët janë manifestim i forcës së përbashkët, humanizmit e solidaritetit.
“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia. Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo tha se shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në Evropë kërcënohen nga tirani dhe despotë.
“Solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës”, shtoi ajo./ Gazeta Enigma.