Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.
Ajo ka thënë se ukrainasit janë të pandalur në rrugën e tyre edhe pse janë në luftë pas sulmeve ruse.
“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer”.
“Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ka thënë Osmani. / Gazeta Enigma.