Pak para disa çasteve filloi seanca në Kuvendin e Kosovës, pas pauzës prej 35 minuta, deputetët e opozitës vazhduan me zhurma e fishkëllima përsëri, shkruan Gazeta Enigma.
Seanca përfundoi menjëherë deri në ora 14:00, pasi kryeparlamentari Konjufca njoftoi që të zhvillohet një takim me anëtarët e tjerë të Kryesisë së Kuvendit.
Në seancën e sotme pati zhvillime njëra pas tjetrës, pasi opozita vazhdimisht ka penguar me zhurmë e fishkëllima, madje nga opozita është hedhur nga vendi edhe kutia ku do të mblidheshin votat për këta gjyqtarë./ GazetaEnigma