Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathey Palmer së bashku me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i kanë shkuar për takim kryeministrit të Kosovës, Abin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
Palmer i cili është edhe emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, gjatë ditës priti në takime të ndara edhe dy liderët e partive opozitare, kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Derisa, nesër së bashku me Lajçak do të mbajnë konferencë për medie.