Pamja që demanton gjyqtarin Bejtullahu për vendimet që dëmtuan Gjilanin

Pamja që demanton gjyqtarin Bejtullahu për vendimet që dëmtuan Gjilanin

Gjyqtari kryesor i ndeshjes mes Dukagjinit dhe Gjilanit, Mervan Bejtullahu, ka shkaktuar një valë reagimesh pasi klubi gjilanas u dëmtua nga dy vendime të tij, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas ekspertit të FFK-së, Gjilani u dëmtua me dy penalti të paakorduara, për të cilat më pas edhe Bejtullahu e pranoi se ka gabuar, duke kërkuar falje publike.

Por, sipas Bejtullahut, VAR mund të kishte dhënë një ndihmë të domosdoshme për të siguruar një vendim të drejtë, por nuk ka pasur ndërhyrje.

Edhe pse Bejtullahu u shpreh se nuk kishte pasur pamjen më të mirë gjatë aksionit që përfshiu dy penallti të mundshme, një foto që është shpërndarë në media tregon qartë se ai ishte shumë afër momentit të parë dhe kishte mundësi të përcaktonte me saktësi situatën.

Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, ku dy skuadrat arkëtuan nga një pikë. /Gazeta Enigma/

Related Articles