Paralajmrimet për rritjen e çmimit të rrymës, Avdullah Hoti del me propozime për daljen nga kriza

Paralajmrimet për rritjen e çmimit të rrymës, Avdullah Hoti del me propozime për daljen nga kriza

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me situatën energjetike në vend dhe propozimin për kthimin e bllok-tarifave, raporton Gazeta “Enigma”.

Hoti ka thënë se çmimi i energjisë nuk duhet të rritet nën presione momentale të tregut duke shtuar se subvencionimi i energjisë dhe mundësia e kthimit të sistemit të mëparshëm të tarifave të energjisë për të nxitur kursimin e energjisë janë masat që duhet të ndërmerren sipas tij.

Ai kritikoi ekzekutivin duke thënë se neglizhuan paralajmërimet për krizë energjetike.

“Kosova hynë më parë në mesin e shteteve që e neglizhuan paralajmërimin për krizë pasi nuk u ndërmor asnjë veprim që propozohej nga ekspertët e fushës. Çmimi i energjisë nuk duhet të rritet nën presione momentale të tregut. Çmimi i energjisë duhet të rritet vetëm si rezultat i një strategjie afatgjate të investimeve në energji për të reflektuar kostot e investimeve, të cilat duhet të jenë të arsyetuara në detaje. E para, duhet të bëhet subvencionimi i energjisë. Kjo është forma e vetme për të parandaluar rritjen e çmimit për konsumatorë dhe biznese”, ka thënë ai.

Hoti e ka quajtur gabim strategjik të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti refuzimin e projektin e propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në shtator të vitit të kaluar.

Ndërsa ka shtuar se në një periudhë afat gjate, ‘duhet detyrimisht të rriten kapacitetet dhe të sigurohet pavarësia energjetike’ duke përmendur realizimin e projektit të MCC-së dhe investimet në termocentralet Kosova A dhe B. / Gazeta Enigma.

Related Articles