Pas 5 muajve deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend për mos ta humbur mandatin

Pas 5 muajve deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend për mos ta humbur mandatin

Pas një mungese prej gati pesë muajsh, deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancë vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.

Kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.

Ndërkaq, mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Related Articles