Partia Socialdemokrate do të mbajë sot një aktivitet pranë ndërtestës “Rilindja”, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, nga ku subjekt kanë njoftuar se aktiviteti do të mbahet në orën 11:00, derisa s’është bërë e ditur arsyeja.
“Sot, me datën 22 korrik (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë ndërtesës “Rilindja”. Ju ftojmë që ta ndiqni aktivitetin”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia e Kosovës kishte arrestuar disa zyrtarë të kësaj partie në aksionin e fundit që kishin mbajtur te “Rilindja”.