Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, kanë realizuar sot një aksion të quajtur operacioni “Emigranti”, raporton Gazeta Enigma.
Sveçla përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ky aksion u zhvillua në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) dhe rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale “kontrabanda me emigrantë”.
Gjatë këtij aksioni Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ky është statusi i ministrit Sveçla:
Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tonë!
Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë realizuan aksionin e radhës me sukses dhe profesionalizëm të lartë. Operacioni “Emigranti” i zhvilluar sot në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj./Gazeta Enigma/